Erdogani rizgjedhet president
24 qershor 2018
| 23:27
“Qytetarët dhanë votën dhe folën qartë”. Me këto fjalë Reccep Tayip Erdogan shpalli fitoren edhe për një tjetër mandat 5-vjeçar në krye të Turqisë.
“Do të bëj më shumë për kombin. Grindjet që ndodhën gjatë fushatës do t’i lëmë pas krahëve dhe do të nisim punë për t’i shperbyer atdheut”, ka thënë Erdogan në fjalimin e fitores.
Reccep Tayip Erdogan mori mbi 52% të votave ndaj rivalit më të afërt, Muharrem Ince (30%).
Zgjedhjet u mbajtën nën masa të rrepta të sigurisë. Vetëm në Stamboll, mbi 38 mijë policë kanë qenë në detyrë.