Erdogani shpall datën e zgjedhjeve në Turqi
Presidenti i Turqisë ka shpallur 14 majin si datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale të vendit.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili planifikon të rikandidojë, e bëri njoftimin gjatë një konference rinore të shtunën, në provincën veriperëndimore të Bursës. Video e ngjarjes u publikua të dielën, më 23 janar.
“Jemi të destinuar të ndajmë rrugën tonë me ju, rininë tonë, që do të votojë për herë të parë në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj”, tha presidenti turk.
Erdogan, i cili është në pushtet që nga viti 2003, fillimisht si kryeministër, dhe si president që nga viti 2014 – përballet me zgjedhjet më sfiduese për të deri tani.
Ai kandidon në këto zgjedhje teksa mbështetja për të ka rënë pas krizës ekonomike e cila bëri që inflacioni të arrinte në 85 për qind vitin e kaluar.