Erdogani shpall gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca ku ndodhi tërmeti

07 shkurt 2023 | 14:52

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca, pas tërmetit të fuqishëm që la të vdekur mbi 5 mijë të vdekur në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.

Ai tha se Turqia po i shpalli 10 provincat ku ndodhi tërmeti si zona fatkeqësish, teksa shtoi se shpejt do të përfundojnë proceset presidenciale dhe parlamentare.

“Ne kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në autoritetin që na jep neni 119 i kushtetutës për të garantuar që aktivitetet e kërkim-shpëtimit dhe të mëvonshme studimet mund të kryhen shpejt”, ka thënë Erdogan gjatë një fjalimi televiziv të martën, shkruan CNN.

Kujtojmë se të hënën, Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit, ku si pasojë vdiqën mbi 5 mijë njerëz e lënduan mbi 21 mijë të lënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit