Erdogani shtatë paga ua fal familjeve me kushte të rënda ekonomike

31 mars 2020 | 09:20

Presidenti i Republikës së Turqisë sot, në një komunikatë për media, e hapi kampanjën “Solidariteti kombëtar”. Situata në Turqi po vështirësohet dita-ditës për shkak të koronavirusit, i cili po ndikon edhe në rënien e ekonomisë.

Turqia, e cila ka marrë masa parandaluese për mospërhapjen e pandemisë, sot e ka filluar edhe kampanjën “Solidariteti kombëtar”. Këtë e ka bërë me dije presidenti Erdogan në një komunikatë për media. “Në këto ditë të vështira duhet të solidarizohemi me njëri-tjetrin, të mbrohemi dhe të qëndrojmë në shtëpi. Unë sot para juve po e bëj hapjen e kampanjës ‘Solidariteti kombëtar’, duke sfiduar të gjithë zyrtarët e tjerë. Unë këtë kampanjë po e filloj duke falur rrogën time për shtatë muaj atyre që kanë nevojë dhe janë në kushte të rënda ekonomike”, tha Erdogan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maurizio Viecca, drejtor i Departamentit të Specialiteteve të Lartë në…