Erdogani takohet me Zelenskyn në Lviv
18 gusht 2022
| 16:59
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në pallatin Pototsky.
Liderët e Ukrainës dhe Turqisë janë takuar pas një marrëveshjeje të arritur muajin e kaluar, e cila ka lejuar rifillimin e eksporteve të grurit pasi Rusia kishte bllokuar furnizimet thelbësore globale.