Erdogani: Turqia nuk largohet nga Siria, pa u organizuar zgjedhje të lira

05 tetor 2018 | 12:34

“Turqia nuk do të largohet nga Siria derisa populli sirian të mbajë zgjedhje. Kurdoherë që populli sirian të vendosë të bëjë zgjedhje, ne do të largohemi nga Siria dhe do të dorëzojmë territorin te ata që do të fitojnë zgjedhjet e tyre”, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në një forum në Stamboll.

Erdogan u pajtua me presidentin rus, Vladimir Putin, muajin e kaluar për të ngritur një zonë të çmilitarizuar midis luftëtarëve rebelë dhe qeverisë në Sirinë veriore, ku edhe pritet që forca të dy vendeve të patrullojnë bashkë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka sekuestruar…