Erdogani uron 17 vjetorin e Pavarësisë: Turqia jep mbështetje të palëkundur për sovranitetin e Kosovës

17 shkurt 2025 | 20:01

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka uruar Kosovën për 17 vjetorin e pavarësisë, duke thënë se ka përkrahje të palëkundur për sovranitetin, integritetin territorial dhe përpjekjet e Kosovës për afirmim ndërkombëtar.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar të hënën se Erdogani rikujtoi rolin e Turqisë, duke përmendur se ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.

“Në mesazhin e tij, Presidenti Erdoğan i ka shprehur Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta në emrin e tij dhe të kombit turk, duke ritheksuar lidhjet historike, njerëzore dhe kulturore ndërmjet dy vendeve. Ai ka nënvizuar mbështetjen e palëkundur të Turqisë për sovranitetin, integritetin territorial dhe përpjekjet e Kosovës për afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare, duke rikujtuar rolin e shtetit të tij, si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, Erdogan u tha se ka theksuar vullnetin e përbashkët për forcim dhe zgjerim të raporteve në fusha me interes të ndërsjellë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nait Hasani në “DPT te Fidani” ka treguar se kur…