Erdogani viziton sot Papa Françekun në Vatikan
05 shkurt 2018
| 08:57
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pritet të takohet me Papa Françeskun gjatë ditës së sotme, në vizitën e parë të një lideri turk në Vatikan në 59 vjet.
Zyra e Erdoganit ka thënë përmes një deklarate se të dy do të bisedojnë për statusin e Jerusalemit, marrëdhëniet Turqi-Vatikan, për Sirinë, krizën e refugjatëve, terrorizmin, ksenofobinë dhe islamofobinë.
Papa dhe Erdogan janë takuar për herën e fundit në 2014-n, pas vizitës së papës në Turqi.