Erdogani voton për zgjedhjet presidenciale
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka votuar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në shkollën e mesme “Saffet Çebi” në Uskudar, në qytetin e Stambollit.
Ai ka votuar së bashku me gruan e tij, Eminen. “Me sistemin presidencial Turqia arrin të ngrejë në maja nivelin e saj të civilizimit bashkëkohor”, ka thënë Erdogani.
Më herët, edhe kryeministri i tanishëm, Binali Yildirim, ka votuar në Stamboll, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve turq që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votuar.
Edhe kryetari i Partisë Republikane në Turqi, Muharrem Ince, teksa ka hedhur votën e tij, ka kërkuar nga qytetarët turq që të dalin në vendvotime dhe ta kryejnë obligimin e tyre.
Ai ka kërkuar që ecuria e ditës së sotme të shkojë e qetë dhe pa incidente, duke shtuar se kjo do të jetë ditë e madhe për demokracinë e Turqisë.