Erëra të forta në Rusi, vdesin dhjetë persona në rajonin qendror të Vollgës
Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 76 të tjerë janë plagosur pas një stuhie të fortë që goditi zonat e Rusisë qendrore, tha Ministria e Emergjencave.
Tetë nga viktimat, tre prej tyre fëmijë, vdiqën kur pemët ranë në kampingun e tyre në rajonin Mari El.
Kampistët nuk kishin marrë parasysh parashikimin e motit dhe nuk ishin regjistruar në ministri, tha ai.
Stuhia preku tetë rajone, duke lënë rreth 100,000 njerëz pa energji elektrike dhe duke dëmtuar rreth 50 ndërtesa.
Ministria e Emergjencave u bëri thirrje njerëzve të shmangin pemët, ndërtesat e paqëndrueshme, shëtitjet në fshatra dhe notin.
Vend kampingu është afër liqenit Yalchik, një pikë e njohur turistike në parkun kombëtar Mari Chodra në veri të lumit Vollga më shumë se 600 kilometra në lindje të Moskës.
Disa qindra njerëz ishin për kamp në brigjet e liqenit kur goditi stuhia, shtoi ministria.
Komiteti Hetues i Rusisë tha se kishte hapur një çështje penale, shkruan BBC.