Erërat e forta në Prishtinë, Ahmeti kërkon kujdes të shtuar nga qytetarët
24 shtator 2018
| 13:55
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për shkak të erërave të forta në Prishtinë, ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura.
“Për shkak të erërave të forta në Prishtinë lusim qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura. Për çdo emergjencë lajmërohuni në 080012233 ose 080012244”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/