Erërat e forta shkaktojnë kaos në Stamboll dhe anulime fluturimesh
22 nëntor 2024
| 20:31
Erëra të forta kanë goditur Stambolli, që prej ditës së enjte. Moti i keq dhe erërat të forta kanë shkaktuar kaos dhe përmbytje në vend. Era e fortë ka paralizuar trafikun ajror, sipas mediave turke janë anuluar 10 % e fluturimeve të planifikuara në Stamboll.
Ndërkohë stuhia ka penguar edhe lëvizjen e anijeve të pasagjerëve, dhe në disa porte ka pasur anulime.