![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/84169350_10222853078778866_8131678366248992768_n-e1580977410652.jpg)
Erërat e fuqishme në Pejë shkaktojnë dëme të mëdha (Foto)
06 shkurt 2020
| 10:42
Pejanët mesnatën e së enjtes e kaluan duke u përballur me erërat e forta, të cilat kanë shkaktuar dëmtime të mëdha materiale.
Saktësisht në lagjen “Puhovë”, në rrugën “Lekë Dukagjini”, janë vërejtur vetura të dëmtuara rëndë, çati e objekte të shkatërruara, shtylla elektrike të rrëzuara, si pasojë e motit të ligë.
Poashtu është vërejtur që edhe një autobus që sipas banorëve që ishin dëshmitarë të kësaj furtune, është lëvizur tërësisht nga vendi nga ku dhe ishte parkuar.