Erërat e fuqishme rrokullisin kamionin në lëvizje

03 tetor 2023 | 08:17

Ky është momenti kur erërat e forta që frynin me shpejtësi prej 150 kilometra në orë, arrijnë ta rrokullisin kamionin që ishte në lëvizje Brenda të cilës gjendej një familje.

Ishte një kamerë e vendosur brenda një veture tjetër në Mount Cook të Zelandës së Re, që kapi momentin kur erërat e forta rrokullisën kamionin në lëvizje.

Bëhet fjalë për kamionin 7.5 metra të gjatë të cilin e rrokullis në mes të rrugës, në kohën kur ky rajon është goditur nga një stuhi e fuqishme.

Shoferët e tjerë të veturave u ndalën menjëherë për të ndihmuar personat që gjendeshin brenda kamionit, ndërsa nuk raportohet se ndonjëri të ketë pësuar lëndime serioze, shkruan Telegrafi.

E sipas autorit të videos, pamjet i ngjasonin me ato të filmat fanta-shkencë ku mjetet e rënda i merr me “vete” era e fuqishme.

Videon mund ta shikoni KETU.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës së gënjyen mbi…