Erëza që u rrit me erën e Kosovës së lirë
Erëza Fetahaj, e bija e Heroit Xhemajl Fetahaj, mbush sot 20 vjet.
Ajo nuk e pati fatin ta ketë pranë të atin kur lindi, por pati Kosovën e lirë që i ati e kishtë ëndërruar qysh fëmijë.
(Fjala e saj me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të babit të saj)
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
te nderuar miq dhe shoke te babait tim Xhemajl Fetahaj,
në emër të nënës time dhe vëllait tim falenderoj te gjithëorganizatorët për këtë Akademi Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies në Betejën e Koshares për clirimin e Kosovës, të Dëshmorit të kombit, Xhemajl Fetahaj.
Ai ra heroikisht në këtë betejë 12 ditë para se të çlirohejKosova dhe 30 ditë para se une te vija në këtë botë.
Ishte një vdekje në prag fitoreje për Kosovën dhe për nënëntime, e cila megjithë dhimbjen e madhe nga tragjedia e vrasjessë babait, mori dy gëzime të mëdha: Mua dhe Kosoven e lirë.
U rrita me vëllain, Arjanin pa baba, por krenare që ai kishterënë për liririnë e Kosovës.
Krenare, se ai i takonte luftëtarevë të UÇK dhe Kosovës.
Krenare, se la pas një histori të lavdishme, jo vetëm për vehte,por për gjithë kombin shqiptar. Gjaku nuk shkoi kot. Sot Kosova gezon 20 vjetorin e Lirisë dhe të Sovranitetit, babaidhe gjithe bashkëluftëtarët e tij u flijuan që ne fëmijët e tyre tëgëzojmë lirinë dhe të bëjmë një jetë më të sigurtë dhe më të mirë.
Jam krenare që nëna ime na e ka mbajtur të gjallë babin tonëpërmes kujtimeve nga jeta e tij në Kosovë dhe në Gjermani, nga veprimtaria e tij politike-organizative, aponga jetaprivate me familjen.
Ju jam mirënjohes të gjithë pjesemarrësve këtu në Gjermanidhe atyre në Kosovë që në çdo jubile nuk mungoni për tanderuar babin tim, por edhe gjihë të rënët që derdhën gjakunpër një Kosovë të pavarur dhe europiane.
Nje fat të tillë si unë dhe vëllai im e kanë edhe shumë femijëtë tjerë në Kosovë, sepse Kosova nuk u çlirua vetëm nga im atë por edhe nga shumë baballarë të tjerë, nga shumë djem e vajza në moshën më të bukur të rinisë.
Faleminderit dhe Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kosovës!