
Ergylja, e vetmja grua që merret me prodhimin e plisave në Kosovë
24 prill 2022
| 08:19
Tash e tri dekada e gjysmë Ergyle Gjurgjialo nga Prizreni merret me prodhimin e plisit.
Kjo zeje, që tradicionalisht është kultivuar dhe ushtruar nga burrat në Kosovë, është burim jetese për familjen e saj katëranëtarëshe. Ergylja thotë se prodhimi i plisit është traditë familjare, e vjetër mbi 100 vjet.