Ergyn Ahmeti, ‘ylli i javës’ në Superligë
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova vazhdojnë ndarjen e çmimit “ylli i javës”.
Ky çmim për xhiron e 29-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Dukagjini, Ergyn Ahmeti.
Mesfushori qendror i skuadrës nga Klina pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren që Dukagjini e arriti si mysafir në Skenderaj kundër Drenicës, me rezultat 1:0.
Ndonëse nuk ishte realizator i golit, ai u shqua me kreativitetin e tij gjatë tërë ndeshjes, duke qenë në vazhdimësi pikënisja e çdo aksioni të rrezikshëm të Dukagjinit dhe ndër më të merituarit për arkëtimin e tri pikëve tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë.
Pas fitores në Skenderaj, skuadra e drejtuar nga Armend Dallku edhe më tutje ndodhet në pozitën e 8-të, por tani më 33 pikë, me vetëm dy pikë më pak se Drenica në vendin e shtatë. Çmimin “ylli i javës” për futbollistin e KF Dukagjini e dorëzoi Halim Vitija, asistent specialist në departamentin e administratës në BKT