Erika, gazetarja e sportit që po çmend rrjetet sociale
09 janar 2018
| 14:01
Erika Fernandez, modelja dhe gazetarja meksikane e sportit, e cila disa vite më parë ka zbuluar se ka pasur një lidhje të zjarrtë me yllin e futbollit, Ronaldinhon, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes për mediet rozë falë pasionit të saj të jashtëzakonshëm për skuadrën spanjolle të Realit të Madridit.
Fernandez ka postuar në rrjetet sociale edhe një video, në të cilën shfaqet me fanellën e Realit, ku dhe ka shpalosur format e saj tejet joshëse.