Eriksen: Asnjëherë nuk kam kërkuar që të largohem nga Interi

15 mars 2021 | 18:02

Christian Eriksen është kthyer në një lojtar kyç për Interin e Antonio Contes, duke fituar një vend titullari dhe duke ulur në stol kilianin, Arturo Vidal.

Danezi 29-vjeçar luftoi për ta bindur trajnerin Antonio Conte për cilësitë e tij, dhe kur të gjithë menduan se ai do të largohej nga Interi në merkaton e dimrit, erdhi dhe pika e kthesës, goli me goditje dënimi kundër Milanit në 1/8 e kupës së Italisë.

“Ishte sezoni më i vështirë dhe më i kërkuar në karrierën time. Ishte sikur të ngjitesha lart e poshtë vazhdimisht, por tani ndihem sikur jam ambientuar mirë. Me të vërtetë dëshiroja të luftoja për vendin tim dhe gjithmonë e kam bërë. Isha i sigurt se nëse do të vinte shansi im, do të bëja më të mirën time. Ishte e vështirë mendërisht. Kam ardhur në Inter për të luajtur futboll dhe kur nuk ju lejohet ta bëni, është e bezdisshme”, ka thënë Eriksen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi do të kërkojë të sigurojë një vend në…