Eriksen dhe stafi që i shpëtoi jetën, ftohen në finalen e EURO 2020
Christian Eriksen i është rikthyer jetës normale në Danimarkë me familjen ku tashmë po vijon fazën rikuperuese pas dramës që kaloi dhe që duhet pranuar, pa vdekjen me sy.
Gjithsesi, kualifikohet apo jo Danimarka e tij në finale nuk do të ndikojë aspak pasi Christian Eriksen do të jetë në Wembley më 11 Korrik, gjithmonë nëse do të pranojë pasi sot ka marrë një festë të veçantë.
Siç njoftoi, UEFA, Christian Eriksen dhe stafi mjekësor që i shpëtoi jetën lojtarit janë ftuar në finale për të ndjekur ndeshjen më 11 Korrik në “Wembley”.
Një gjest për t’u vlerësuar ky nga organi qeverisës i futbollit europian ku lojtarit dhe 6 anëtarëve të personelit mjekësor që i shpëtuan jetën, u është dërguar ftesa zyrtare nga UEFA.
Një nga ndihmësmjekët e ambulances, Peder Ersgaard tha se ishte i nderuar që do të ishte në finale si i ftuar VIP nga presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin.
Ndërkohë, numri 1 i UEFA-s, nuk e di ende dhe akoma nuk ka marrë një konfirmim nëse Eriksen i cili është ftuar bashkë me bashkëshorten, do të jetë apo jo në Wembley.