Eriksen motivo vogëlushen që vuan nga problemet në zemër

11 gusht 2021 | 11:41

Futbollisti i njohur, Christian Eriksen, i ka dërguar një videomesazh mjaft emocionues dhe inkurajuas një vajze 9-vjeçare angleze, e cila për pak ditë do i nënshtrohet një operacioni në zemër.

Ashtu si ndodhi dhe me danezin, vogëlushja e quajtur Evie, do të duhet të vendosë në zemër një defibrilator, për të normalizuar rrahjet.

“Përshëndetje Evie, unë jam e Chris. Faleminderit për letrën e bukur, e lexova me një frymë. Shpresoj që të ndihesh mirë e qetë, jam shumë i sigurt që do e kalosh me sukses të gjithën këtë. Nuk është kurrë kënaqësi të jesh në spital, por jam i sigurt që mjekët e dinë ç’po bëjnë dhe do të ndihmojnë. Jam i sigurt që do i kthehesh shpejt jetës normale, ashtu siç bëra dhe unë. Jam i sigurt, që do të jetë njësoj edhe për ty. Të uroj shërim sa më të shpejtë, me shpresën që të takohemi në të ardhmen”, ka deklaruar Chris.

Eriksen kishte pësuar arrest kardiak në ndeshjen e Euro 2020 në mes të fushës.

Këtë lloj operacioni e ka kryer dhe vetë ai, që fatmirësisht rezultoi me sukses. Pas ndërhyrjes, Eriksen ju dërgoi një mesazh gjithë njerëzve që e kanë mbështetur ato kohë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi është prezantuar si lojtar i Paris Saint Germain…