Erikseni, afër Interit
11 janar 2020
| 09:46
Ylli danez i Tottenham, Christian Eriksen do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni, kurse Interi po synon transferimin e tij.
“The Sun” raporton se agjenti i Eriksenit ka udhëtuar drejt Milanos, ku do të takohet me drejtuesit e Interit. Aty do të flitet për një transferim të mundshëm të lojtarit tek skuadra ‘ZiKaltër’.
Thuhet se Interi mund të arrijë marrëveshje me Tottenhamin, duke paguar 20 milionë funte. Mbetet të shihet nëse do të finalizohet ndonjë marrëveshje që transferon danezin tek Inter.