Erikseni, afër rikthimit në Tottenham  

21 prill 2022 | 12:02

Përpara mbarimit të sezonit aktual Tottenham Hotspur po planifikon objektivat për sezonin e ardhshëm dhe një ndër ta është nënshkrimi me disa lojtarë të rinj në merkaton e verës.

Mediat kanë raportuar se tek Tottenham do të ishin shumë të lumtur nëse do të ribashkoheshin me “yllin” danez Christian Eriksen.

Rikthimi në shtëpinë e vjetër do të ishte emocionues edhe për vetë mesfushorin I cili ka luajtur me londinezët për gjashte vite e gjysme, që prej vitit 2013 deri ne janar te vitit 2020 kur u largua drejt Interit.

Tashmë që Eriksen la pas problemet me shëndetin duket se është i gatshëm të rikthehet te Tottenhami dhe të japë më të mirën në ekipin ku ka kaluar më shumë vite të karrierës së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatorët amerikanë, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis kanë…