Erikseni falënderon të gjithë me një foto dhe mesazh nga spitali

15 qershor 2021 | 11:03

Federata e Futbollit të  Danimarkës ka shpërndarë një foto të Eriksenit nga spitali, i cili po trajtohet pas arrestit kardiak që pësoi në fushë.

Në letër, Eriksen falënderon mbështetësit nga e gjithë bota.

“Përshëndetje për të gjithë, faleminderit për mesazhet e mahnitshme dhe të ëmbla nga e gjithë bota. Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time”.

Tutje, Eriksen flet për shëndetin e tij.

“Jam mirë, nën kujdesin e veçantë. Më duhet t’i bëj edhe ca kontrolle në spital, por ndihem mirë.”

Krejt në fund Eriksen inkurajon ekipin e Danimarkës të vazhdojnë lojën e tyre me zell.

“Tani do të bëj tifo për Danimarkën në ndeshjet e radhës. Luani për gjithë Danimarkën. I juaji, Christiani”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari, i burgosuri politik dhe autor i librit "Jetë në…