Erikseni, lojtarëve të Danimarkës: Jam krenar për ju
05 korrik 2021
| 13:08
Gazeta italiane, “Gazzetta dello Sport”, raporton se mesfushori Christian Eriksen ka dërguar mesazh në grupin e “Whatsapp” te bashkëlojtarët e Danimarkës pas fitores ndaj Republikës Çeke.
Eriksen ra pa ndjenja në ndeshjen e parë ndaj Finlandës, pas një arresti kardiak, por fatmirësisht doli të shpëtojë. Sipas “Gazetta dello Sport”, 29-vjeçari ka dërguar mesazh te bashkëlojtarët pas fitores 2-1 ndaj Republikës Çeke.
Eriksen ka shkruar: “Jam krenar për ju”. Danimarka në gjysmëfinale do takohet me Anglinë. Fituesi i kësaj ndeshje, do arrijë në finale të “Euro 2020”, ku do takohet me fituesin e takimit Itali-Spanjë.