Erikseni merr vendim për të ardhmen
Tottenham kërkon ta përfshijë në një shkëmbim për të rikthyer Gareth Bale në Londër, por mesa duket e ardhmja e Christian Eriksen do të vazhdojë të jetë në Premier League.
Duke iu referuar lajmeve që shkruajnë mediat në ishull, mesfushori danez mund të nisë kontaktet me klubet e tjera që javën e ardhshme.
27-vjeçari mund të largohet nga Spurs edhe që në merkaton e janarit por duket patur parasysh faktin që Tottenham është në garë për një vend në Champions League në kampionat dhe luan gjithashtu në raundin e 1/8-ave të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, vështirë se Jose Mourinho do të privohet nga Eriksen që në merkaton e janarit.
Për ta lënë të lirë klubi londinez kërkon 40 milionë paund, shumë për një futbollist që po shkon drejt skadencës së kontratës dhe Manchester United ka nisur nga puna për të bindur danezin të pranojë ofertën e tyre dhe të transferohet në Old Trafford verën e ardhshme.