
Erikseni mund të rikthehet në Tottenham
06 nëntor 2020
| 11:31
Tottenham Hotspur janë të hapur ndaj idesë për ta rikthyer Christian Eriksenin në janar, sipas raportimeve nga “Calciomercato”.
Londinezët janë duke e përcjellë nga afër situatën e përfaqësuesit të Danimarkës te klubi italian dhe mund ta bëjnë një ofertë për të në janar.
Interesim për shërbimet e mesfushorit ka shprehur edhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint-Germain, andaj mbetet të shihet se ku do të përfundojë ai.