Erikseni paralajmëron largimin nga Tottenham
05 qershor 2019
| 12:17
Christian Eriksen ka paralajmëruar largimin nga Tottenham Hotspur vetëm pak ditë pasi humbi në finale të Ligës së Kampionëve nga Liverpooli.
“Mendoj se jam në një moment të karrierës sime ku unë dua të provoj diçka të re. Kam respektin më të madh për gjithçka ka ndodhur tek Tottenham, por unë e kam thënë se do më pëlqente të provoj diçka të re”, ka thënë Eriksen.
Në vazhdimësi është folur për një interesim të Real Madridit për yllin e Kombëtares së Danimarkës dhe ky paralajmërim mund të jetë një sinjal se Erikseni në edicionin e ri të luaj për Realin.
/Epoka e re/