Erikseni rezulton pozitiv me Covid

21 mars 2022 | 14:45

Mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Eriksen është ftuar nga kombëtarja daneze për herë të parë, që nga arresti kardiak që pësoi në fushë, në “Euro 2020”.

Danezi nuk do të jetë në dispozicion për ta ndihmuar kombëtaren e tij, për dy ndeshjet miqësore, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Federata Daneze ka njoftuar se Erikseni mund t`i bashkohet skuadrës në ditët në vijim nëse rezulton negativ. Danimarka do të zhvillojë miqësore me Holandën më 26 mars dhe Serbinë më 29 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtori i…