Erikseni rikthehet në stërvitje
07 prill 2023
| 11:28
Cristian Eriksen ka kaluar lëndimin që mori në kyçin e këmbës dhe është rikthyer në stërvitje me Manchester United. Mesfushori danez ishte jashtë fushës së blertë që prej muajit shkurt.
Ndërkohë, sipas një reagimi të bërë nga klubi i “Djajve të Kuq”, Erikseni është rikthyer këtë të enjte në stërvitje me grupin dhe nga fotot e bëra publike duket në formë të mirë.