Erikseni, synim i Interit
06 qershor 2019
| 15:16
Nuk është vetëm Real Madridi, por edhe skuadra e Interit që dëshiron shërbimet e mesfushorit, Christian Eriksen.
Lajmi është bërë i ditur nga “Gazzetta dello Sport”, kurse shuma që ofron skuadra italiane për mesfushorin e Tottenham Hotspur është 70 milionë euro.
Vetë futbollisti danez një ditë më parë ka paralajmëruar se dëshira e tij është t’i jap fund aventurës në skuadrën e Tottenhamit në mënyrë që të provoj sfida të reja.
/Epoka e re/