Erikseni transferohet te Brentfordi
Eriksen ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2022, me opsion për ta zgjatur edhe për një sezon tjetër.
Testet mjekësore i ka përfunduar në dy ditët e fundit.
29-vjeçarit iu implantua ICD pasi pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së Danimarkës në Euro 2020 kundër Finlandës në Kopenhagë.
Eriksen ka thënë se zemra e tij nuk është “një pengesë” për t’u rikthyer në lojë – dhe në Angli atletëve u jepet autonomia për të vendosur vetë nëse do të vazhdojnë apo jo në balancën e rrezikut.
Nuk është e paligjshme në MB që Eriksen të luajë me një ICD dhe ai do të bëhet i pari që do të luajë me një të tillë në Premier League, shkruan Skysport, transmeton Klankosova.tv.
Përpara se të nënshkruante për Brentford, Eriksen kishte qenë duke u stërvitur pak përtej kufirit në Zvicrën jugore dhe i rriti përgatitjet e tij për një rikthim javën e kaluar duke u stërvitur me ish-skuadrën e tij Ajax.
Mesfushori do të kthehet në Londër pasi ka kaluar gjashtë vite e gjysmë në Tottenham përpara se të largohet për në Inter në 2020