Erikseni vulosin fituesin e ndeshjes Inter-Milan, kjo është deklarata e tij

27 janar 2021 | 12:42

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen ka folur pasi ishte vendimtar në fitoren ndaj Milanit në Kupën e Italisë.

“Neurazzurët” fituan me rezultat të ngushtë 2-1, derisa “Rossonerët” ishin me 10 lojtarë në fushë, pas kartonit të kuq të Zlatan Ibrahimoviqit. Danezi që shënoi supergol nga gjuajtja e lirë tha se është vërtetë i lumtur.

“Ishte gjuajtje perfektë për mua. Jam shumë i lumtur. Gjithmonë kam shikuar në minutat që kam dhe jam i lumtur që kam shënuar nga gjuajtja e lirë, ishte perfektë për mua. E dinim që do ishte ndeshje e vështirë, intensiteti është i lartë në derbi. Ishte vështirë, por të lumtur që do arrijmë në raundin tjetër”, ka thënë Eriksen, i cili golin ia ka dedikuar vajzës së porsalindur, familjes dhe të gjithë tifozëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se…