Eriksson la pas vete 4.5 milionë euro borxhe pas vdekjes
Trajneri suedez i futbollit, Sven-Göran Eriksson, i njohur si trajneri i parë i huaj që drejtoi kombëtaren e Anglisë, la pas vetes borxhe të mëdha prej mbi 3.8 milionë £ (4.64 milionë dollarë) për shkak të keqmenaxhimit financiar ndër vite.
Eriksson ndërroi jetë në gusht të vitit të kaluar, në moshën 76-vjeçare, pasi më parë kishte bërë të ditur se vuante nga kanceri pankreatik në fazën përfundimtare. Ai la pas asete me vlerë 4.8 milionë funte, por borxhet e tij arritën shifrën e 8.64 milionë funte.
Pjesa më e madhe e borxheve të Eriksson lidhej me taksat në Mbretërinë e Bashkuar, ku i detyrohej 7.25 milionë funte autoriteteve tatimore britanike (HM Revenue and Customs – HMRC), sipas raportimeve të mediave suedeze.
Ish-trajneri, i cili drejtoi kombëtaren angleze midis viteve 2001 dhe 2006, kishte pranuar më herët se kishte humbur rreth 10 milionë funte për shkak të këshillave të gabuara nga një këshilltar financiar dhe kishte deklaruar se nuk ishte në dijeni për shumën e saktë të pasurisë së tij apo ku ndodheshin.