Erion Braçe paralajmëron largimin nga kabineti i Ramës: Ka një fund!

26 gusht 2021 | 11:16

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar pamje ndërsa ndodhej në Thumanë, pas tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit, ka paralajmëruar largimin nga kabineti i qeverisë Rama.

Braçe thotë se ndihet i nderuar që i ka shërbyer popullit shqiptar për 24 vite.

“Ka një fund! I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë, në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit!”, ka shkruar Braçe.

Dje kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin me të cilin ka qeverisur në mandatin e dytë qeverisës ku foli për punën që është bërë dhe atë që pritet të bëhet në mandatin e tretë.

Javën që vjen Rama pritet që të bëjë me dije edhe emrat me të cilët do qeverisë në mandatin e tretë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë më parë, Kylie Jenner zbuloi se vajza e…