Erion Veliaj, biznesmenëve VIP: Shisni makinat e shtrenjta dhe jetoni një vit pa stres!
Erion Veliaj ka publikuar sot listën e makinave të shtrenjta, ndërkohë që pronarët e tyre apo baballarët e tyre bërtasin se “duam ndihmë nga shteti”.
Shisni këto makina të shtrenjta dhe jetoni një vit pa stres!
Në Tiranë ka:
43. Bentley
7. Aston Martin
23. Ferrari
149. Hummer
10. Lamborghini
57. Maseratti
16. Rolls
10. Maybach
20. Corvette
1 066. Porsche
403. Range
Nëse je biznes VIP, s’ka sens t’i kërkosh qeverisë fitim të munguar në luftë!
Shit makinën!
Ndihmat janë për punëtorët që juve u bënë të pasur!
“Kam dëgjuar biznese që i thonë kryeministrit: “Po fitimin e munguar”? Nuk ka bërë vaki, edhe Lufta e II-të Botërore, edhe Lufta e Ftohtë, apo luftëra të tjera, që bizneset jo vetëm të mos bëjnë sakrificë, por t’i kërkojnë qeverisë, e cila është në luftë, më paguaj edhe fitimin. Për kuriozitetin tuaj, në Tiranë sot janë regjistruar 43 Bentley, në Tiranë ka 7 Aston Martin, 185 Cadillac, 23 Ferrari, 149 Hummer. Ka më shumë Hummer biznesi i madh sesa ushtria jonë e NATO-s. Në Tiranë ka 10 Lamborghini, 57 Maseratti, 16 Rolls Royce, 10 Maybach (Mercedes), 20 Corvette, 1066 Porsche dhe 403 Range Rover të tipit të fundit. Unë e kuptoj kur je biznes i vogël dhe i mesëm, bashkia të heq taksat, kurse qeveria të heq rrogat. Por, kur një biznes i madh në 6 javë, nuk ka shitur asnjë prej këtyre mjeteve të luksit, përkundrazi ka paguar edhe taksën e Hummer, të Corvette, Aston Martin, Ferrari-t, Lamborghini-t, Porsche, pra e ka paguar taksën e luksit dhe i thotë qeverisë “dua fitimin e munguar”, ndërkohë që duhet gjithashtu që qeveria dhe bashkia të kontribuojë për ata punëtorë, se ata punëtorë ta kanë blerë Aston Martin, ata punëtorë ta kanë blerë Corvette, ata punëtorë ta kanë blerë Ferrari-n; pra, puna e këtyre punëtorëve të ka nxjerrë në selamet”, tha Veliaj.