Erion Veliaj, drejt fitores në Tiranë
Vijon me ritme të shpejta prej disa orësh numërimi i votave për Bashkinë e Tiranës, ku deri më tani janë numëruar 224 qendra votimi nga 941 në total.
Sipas raportimit të minutave të fundit të shifrave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Erion Veliaj, i cili kandidon për mandat të tretë, ka marrë 34 196 vota (53.34 %), rreth 11 mijë vota diferencë nga kandidati Këlliçi.
Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, deri më tani ka marrë 2 2654 vota (35.33 %). Pas tyre pason kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko, me 2924 vota (4.56 %). Kandidatja e PDIU, Lajla Pernaska, ka marrë deri më tani vetëm 561 vota. Arlind Qorri ka siguruar 3 225 vota, ndërsa Marko Dajti 553 vota.
Janë edhe 717 qendra votimi ende pa hapur dhe shifrat e reja mund ta përmbysin rezultatin.
Në bashkinë e Kamzës, Rakip Suli, siguroi një mandat të dytë, ndërsa edhe në Vorë fitoi PS.