Erion Veliaj drejt mandatit të dytë
01 korrik 2019
| 08:23
Dje qytetarët e Shqipërsië në mbarë vendin votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do të drejtojnë përgjatë këtyre katër viteve.
Procesi i numërimit të votave ka vazhduar pa pasur probleme.
Erion Veliaj është pranë një mandati të dytë. Deri më tani për Bashkinë e Tiranës janë numëruar 395 kuti votimi nga 919 që janë në total.
Nga votat e numëruara deri tani, Veliaj ka marrë 64613 vota, ndërsa kundërshtari i tij, Arben Skenderaj mori 4253 vota.
Veliaj është shkëputur ndjeshëm ndaj rivalit të tij.
(Top Channel)