Erion Veliaj i vetëm në qeli, drejtoria e burgjeve zbardh detaje

14 shkurt 2025 | 11:50

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka zgjedhur të izolojë kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, në një qeli, duke e mbajtur totalisht të vetmuar me të dënuarit dhe paraburgosurit e tjerë.

Veliaj është akomoduar në paraburgimin e Durrësit, ku sipas “Ora News”, administrata e këtij institucioni kishte mundësuar një dhomë personale për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas burimeve pranë IEVP-së Durrës, Veliaj do qëndrojë i vetëm në qeli për një periudhë kohe, deri në kryerjen e një analize risku mbi gjendjen shëndetësore të tij dhe gjendjen e rrezikut në raport me personat e tjerë në burg.

Kjo kohë është periudha e “Observimit”, thanë burimet pranë burgut të Durrësit, të cilët konfirmuan se gjatë kësaj kohe do kryhet dhe vizita e mjekut dhe përmbushet kartela e personit të arrestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andrea Mançini, i biri i trajnerit Roberto Mancini, punon si…