Erion Veliaj pret musafir nga Maqedonia në Tiranë

22 shkurt 2019 | 12:56

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i shoqëruar nga drejtori i NP ‘Parqe dhe Gjelbërimë’ Ardijan Muça dhe drejtori i NP “Higjiena Komunale” Abdusamed Shabani, gjatë vizitës së djeshme në Tiranë takuan kryetarin e metropolit shqiptar, Erion Veliaj. Temë bisedimi ishte përforcimi i marrëdhënieve dhe këmbimi i përvojave pozitive në interes për qytetarët e dy qyteteve.

Drejtori Muça e vlerësoi lartë takimin me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

‘SUPER TAKIM ME #ERIONVELIAJ ?.

Takim zyrtar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, gjelbërimi ?? është pika jonë e përbashkët ??.’, ka shkruar Muça në facebook.

Ndryshe në emër të miqësisë, Veliaj Shilegovit i dorëzoi pllaketë “Sahat kullën”, e cila është simbol në emblemën e qytetit. Pas takimit, Veliaj tha se Tirana dhe Shkupi kanë potencial të shkojnë së bashku dhe të mësojnë nga modelet e suksesshme njëri nga tjetri.

“Jam shumë i gëzuar që edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut lëvizin në rrugën e integrimit në BE dhe në NATO, Besoj se edhe qytetet tona, Tirana dhe Shkupi, mund të shkojnë së bashku dhe të besojnë se ka shumë punë që duhet të mësohen”, ka thënë Veliaj, duke theksuar disa fusha konkrete të bashkëpunimit midis dy qyteteve.

Kryetari i Shkupit, Shilegov, e lavdëroi transformimin e palodhshëm të Tiranës dhe shprehu mbështetje për avancimin e bashkëpunimit me Veliajn edhe në mandatin e dytë.

“Kam kënaqësinë të jem këtu sërish në Tiranë, së bashku me mikun tim dhe t’i uroj për ndryshimet në qytet gjatë vitit të kaluar dhe t’i ofroj mbështetje për zgjedhjet lokale që do të mbahen në qershor të këtij viti, kur jam i bindur se ai sërish do ta marrë besimin nga qytetarët e Tiranës. Sot jemi këtu për t’i ndarë përvojat tona, atë që e keni këtu dhe atë që e kemi në Shkup, që është një mundësi e mirë së bashku të këmbejmë përvoja. Dëshirova t’i uroj për punën e shkëlqyer që e kryen miku im”, tha Shilegov.

Është paralajmëruar që kryetari i Tiranës të vijë në Shkup në fillim të muajit të ardhshëm. Shilegov për herë të parë në Tiranë ishte në fillim të muajit dhjetor të vitit 2017, një vit pas nënshkrimit të memorandumit për vëllazërim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Çabrati”, Berat Hadri,…