Erion Veliaj shpallet qytetar nderi i Prizrenit
Kuvendi komunal i Prizrenit ka mbajtur seancë solemne në shënim të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Kuvendarët në qytetin historik të Kosovës kanë potencuar se pavarësia është një ëndërr shekullore që ishte bërë realitet më 17 shkurt 2008, më shumë mund dhe sakrifica.
Në këtë seancë solemne Kuvendi Komunal i Prizrenit e kanë shpallur qytetar nderi të kësaj komune, kryetarin e Bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Me këtë rast, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se pavarësia e Kosovës nuk është një dhuratë që dikush e kishte vënë të dera, por është fituar më shumë sakrificë dhe gjak.
“Kjo nuk është një rastësi. Kjo nuk është një dhuratë që dikush e vuri te dera e Kosovës, është diçka që është fituar me shumë mund, sakrificë dhe gjak. Më kujtohen ditët e para ku nga kampet në Peshkopi, fill pas luftës u transferuam në Kosovë. Prizreni mbante erë shkrumë dhe hi të shtëpive të djegura. Sot janë ditët më të mira të Shqipërisë dhe Kosovës. Unë e di që nuk jemi prefekt, unë e di që e kemi pak sport kombëtar me kritiku dhe gjetë qime te syri në secilin prej nesh, ama sot janë ditët më të mira”, ka thënë ai.