Erion Veliaj siguron mandatin e tretë në Tiranë
16 maj 2023
| 12:01
Bashkia më e madhe në Shqipëri, Tirana ka përfunduar me numërimin e votave, ku Erion Veliaj ka siguruar një mandat të tretë në krye të kryeqytetit shqiptar.
Me numërimin e 941 qendra votimesh, Veliaj aktualisht kryetar bashkie për Tiranën ka marrë besimin e 54.69 për qind të qytetarëve të kryeqytetit me 158 688 vota.
Veliaj ka lënë pas kandidatin e koalicionit Berisha-Meta me plot 58 337 vota përpara, diferencë kjo e thellë.
Belind Këlliçi nga “Bashkë Fitojmë” ka fituar me 34.58 për qind të votave, pra 100 351 vota gjithsej. /TCh