Erion Veliaj takon ish-ambasadorin Arvizu në Uashington
14 maj 2021
| 23:03
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ndodhet në Uashington.
Gjatë vizitës Veliaj takoi ish-ambasadorin e Amerikës në Shqipëri, Alexander Arvizu.
Veliaj ka postuar një fotografi me Arvizun në “Facebook”.
“Është gjithmonë kënaqësi të takohesh me një mik të vjetër, si ish ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, në Washington DC, në ditën e parë pa maska në SHBA”, ka shkruar Veliaj.