Erion Veliaj viziton Ukrainën, pritet nga Zelensky
19 gusht 2022
| 19:39
Delegacioni i Asociacionit të Qyteteve Evropiane që do të mbështesin punën për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta në Ukrainë ka mbërritur atje ditën e sotme, ku është pritur nga presidenti ukrainas Volodymir Zelensky.
Pjesë e këtij delegacioni ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“Jam i lumtur të mirëpres delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane në Ukrainë. Ne e vlerësojmë që në këtë kohë të vështirë kur shteti ynë po lufton pushtimin rus, ju jeni afër nesh.
Gjithashtu do të jemi mirënjohës për ndihmën në restaurimin e banesave, infrastrukturës dhe kushteve për kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre. Me rëndësi që rindërtimi filloi jo pas luftës, por tani”, u shpreh Zelensky.