Erion Veliajn e viziton djali i tij pas daljes nga operacioni
31 mars 2024
| 15:28
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një fotografi pas daljes nga operacioni.
Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, për heqjen e qeses së tëmthit në gurë.
Atë për festën e Pashkëve e ka vizituar djali i tij, Kajani.
Veliaj u shfaq tejet i lumturi nën përqafimin e të birit.
“Lepurushi i vogël Kajan na solli vezët e Pashkës në spital sot! Gëzuar Pashkën, dashuri dhe shëndet te gjithëve! Mirënjohje për mesazhet e kujdesit, pasdite ju rrëfej pak më shumë për duarartët e zemërbardhët në QSUT! ”, ka shkruar ai.