Erjona Sulejmani: Nuk kam tradhtuar kurrë, tani jam single
Modelja shqiptare Erjona Sulejmani mbetet në qendër të medieve rozë në Itali. Gjatë një pyetje-përgjigje dhënë ndjekësve të saj në Instagram, ish-partnerja e Blerim Xhemailit, foli edhe për tradhtinë në një lidhje.
“Nuk kam tradhtuar kurrë! Dhe nuk do ta bëj kurrë sepse dua të shikohem në pasqyrë dhe të kem ndërgjegje të pastër. Nga ana tjetër kam zbuluar se jam tradhtuar. Personalisht nuk do ta falja kurrë një tradhti. Pse nuk do të falja? Sepse ata që të duan, nuk të tradhtojnë. Mjaft me këto çifte të hapura, këto femra që durojnë tradhtitë më të këqija për pará dhe nuk më pëlqejnë as meshkujt që nuk janë në gjendje të mbajnë një person ashtu siç duhet të jetë një lidhje, por vetëm për publik e garniturë”, janë disa nga përgjigjet e Erjona Sulejmanit, e cila mes të tjerave ka pranuar faktin se është single dhe në asnjë marrëdhënie.