Erkand Qerimaj fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare

02 korrik 2022 | 20:27

Tjetër medalje e fituar në Lojërat Mesdhetare. Peshëngritësi Erkand Qerimaj, rrëmbeu medaljen e argjendtë në Algjeri, në provën e 3 të shkëputjes 149 kg. Ai u shpall kampion Evrope në peshëngritje stil shkëputjes, të fituar në Tiranë një muaj më parë.

Kjo është medalja e tretë e Shqipërisë në Algjeri, pasi atletja Luiza Gega fitoi medaljen e Artë në në garën 3000 metra me pengesa duke thyer edhe rekordin kombëtar që mbahej po nga ajo vetë.

Luiza Gega bëri një paraqitje shumë të mirë duke vendosur një rekord të ri kombëtar dhe duke përmirësuar rezultatin e një muaji më parë në Holandë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 32 vjetorin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, kryeministri Albin…