Erla Mëhilli bëhet sërish nënë (Foto)
13 gusht 2018
| 16:24
Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha është bërë nënë për herë të dytë.
Erla Mëhilli ka sjellë në jetë një djalë, ndërsa ka publikuar në “Instagram” një foto të vogëlushit të porsalindur përkrah vëllait të tij të madh.
Erla Mëhilli është e martuar me ish-deputetin demokrat, Keltis Kruja. Djali i madh mban emrin Akid, ndërsa për vogëlushin e porsalindur ende nuk është zbuluar se çfarë emri kanë zgjedhur prindërit.