Ermal Krasniqi mund të transferohet në Korenë e Jugut

13 korrik 2023 | 17:00

Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi thuhet se është afër transferimit te skuadra jug koreane, Jeonbuk Hyundai Motors.

Ish-trajneri i Clujit, Dan Petrescu momentalisht ka marrë drejtimin e skuadrës koreane dhe sipas raportimeve nga media rumune “GSP”, Petrescu është afër ta marrë me vete edhe Krasniqin.

Tekniku rumun transferoi fillimisht futbollistin, Nana Boateng nga Cluji, ndërsa tani është afër transferimit të Krasniqit.

Sipas raportimeve, Krasniqi është afër transferimit duke pasur parasysh edhe gjendjen financiare jo të mirë të Clujit.

Krasniqi është vlerësuar me rreth 1.4 milionë euro nga “Transfermarkt”, shumë kjo shumë e vlefshme për rumunët. Skuadra e Koresë së Jugut thuhet se është e gatshme të paguajë rreth 2 milionë euro për shërbimet e sulmuesit kosovar.

Ditë më parë ishte raportuar se Krasniqi mund të transferohet në Arabinë Saudite, por duket se ofertat nuk kanë qenë serioze.

24-vjeçari kosovar ishte transferuar te Cluji në fillim të këtij edicioni, teksa kishte shkëlqyer sa ishte nën urdhërat e trajnerit Petrescu. Në 20 ndeshje, Krasniqi kishte shënuar katër gola, duke impresionuar edhe trajnerin e Lazios, Maurizio Sarri. Jeonbuk Hyundai Motors bënë pjesë në Superligën e Koresë së Jugut. Momentalisht ata ndodhen në pozitën e katërt në tabelë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 14.7.2023 Punime të…