Ermal Krasniqi për herë të tretë fiton çmimin ‘ylli i javës’

29 prill 2022 | 14:37

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë ndarjen e çmimit “ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Ky çmim për xhiron e 31-të e ka fituar futbollisti i FC Ballkani, Ermal Krasniqi.

Për 23-vjeçarin e portokallezinjve nga Suhareka, kjo është hera e tretë brenda këtij edicioni që e fiton këtë çmim, por hera e parë në stinorin pranveror. Ai ishte shpallur më i miri edhe në xhiron e 2-të dhe në xhiron e 11-të. Krasniqi ishte ndër lojtarët më të mirë të këtij edicioni dhe një paraqitje mbresëlënëse e pati edhe në ndeshjen kundër Dritës (3-2).  Ai ishte kreator i golit të parë si dhe realizator i golit të tretë, në minutat shtesë, duke qenë përcaktues në arkëtimin e tre pikëve të reja, të cilat e kanë afruar Ballkanin te titulli i parë i kampionit.

Çmimin “ylli i javës” për sulmuesin e Ballkanit e ndau Artan Cecelia, menaxher i departamentit të shitjes përmes tregtarëve në BKT.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Natyra është thelbësore për të konsumuar produkte të shëndetshme. E…